Hetohet shtrenjtimi i bukës
Është herë të flitet se kush ka shkelur rregullat e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës e kush jo, kush është fajtori dhe çfarë po ndodh në rastin e ngritjes së çmimit të bukës në disa furra në kryeqytet. Të paktën kështu thotë Halit Shabani, anëtar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.Anëtari i Autoritetit të Konkurrencës, Halit Shabani thotë se u duhet më shumë kohë, meqë kjo ka ndodhur vetëm një ditë më parë, dhe pasi që ta analizojnë situatën do të dalin me një qëndrim.
“Çmimin nuk ka të drejtë askush ta ngrit apo ta ulë, atë duhet t’ia lëmë tregut, tregu është përcaktuesi më i mirë i çmimit. Në rastin tek mielli do ta shikojmë më tutje, ky është lajm i vetëm një dite më parë, dhe do t’i shikojmë rrethanat, kushtet, cilat janë ato, arsyet për ngritjen apo uljen e çmimit të bukës. Andaj është herët të flasim për këtë çështje ngase veç nga dje ka ndodhur kjo”, tha ai, gjatë një konference për media në Prishtinë.
Sipas rregullave të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, çdo herë kur ka të bëjë me çmimin apo lëvizjen e çmimit, hyn në fushën për e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.
Po sipas këtyre rregullave asnjë person, biznes apo shoqatë nuk kanë të drejtë të lëvizin çmimet në treg pa pasur arsye, pa ju përmbajtur rregullave të konkurrencës dhe gjithmonë duke mos krijuar monopol. /Telegrafi/