Hollande: Ekonomia rritet 0.8% më 2013
Presidenti francez Francois Hollande uli parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin e ardhshëm. Sipas tij, ekonomia franceze më 2013 do të rritet vetëm më 0.8 për qind.Ai e zbriti në 0.8 për qind parashikimin për rritjen ekonomike nga 1.2 për qind që ishte më herët.
“I kërkova qeverisë që të hartojë buxhetin e 2013-s mbi një parashikimin realist rritjeje që do të jetë nën 1 për qind, 0.8 për qind me shumë gjasa, sepse unë nuk dua që dikush të mendojë se shteti është duke përgatitur buxhetin e tij me një supozim i cili do të qëllojë i gabuar”.
Hollande gjithashtu premtoi se brenda dy vjetësh Franca do të kalojë çrregullimet fiskale. /Telegrafi/