Huruglica: Nuk ka Doganë të EULEX-it
Kushti i Serbisë që “Dogana e EULEX-it”, të ketë funksion ekzekutiv në kalimet kufitare, në mënyrë që të zbatojë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, është hedhur poshtë nga Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.Huruglica në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” tha se në realitet nuk ekziston Doganë e EULEX-it. “Kosova ka një administrate të vetme doganore e ajo është Dogana e Kosovës, e cila është duke i ushtruar funksionet e veta në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Huruglica.
Huruglica ka folur edhe për të hyrat e këtij institucioni, që sipas tij, deri tani kanë grumbulluar mbi 596 milionë euro, apo mbi 68 për qind e asaj që është planifikuar të grumbullohet këtë vit. /Telegrafi/