I harxhuan paratë e drekave e darkave

10:11 / 21.10.2012
Ende pa përfunduar viti, kabineti i Kryeministrit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, Hashim Thaçi, ka mbetur pa para për mallra dhe shërbime. Për t’i mbuluar shpenzimet për dreka, darka e udhëtime zyrtare, në fillim të tetorit është dashur të marrin para shtesë nga rezervat buxhetore. Shuma e ndarë është hiq më pak se 300 mijë euro.

Se i kanë shpenzuar të gjithë 2.7 milionë eurot e parapara qysh në fillim të vitit fiskal për këtë kategori e pranojnë edhe në Kryeministri.

Në përgjigjet e dhëna Gazetës Express të nënshkruara nga Arben Lala, Shef i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në këtë institucion, thuhet e se më datë 20.09.2012 ZKM-ja i ka bërë kërkesë Qeverisë për lejimin e mjeteve shtesë për buxhetin e vitin 2012 dhe atë për Kodin Buxhetor 10700 (për Kabinet) dhe Kodin Buxhetor 10600 (për Zyre të Kryeministrit).

Kjo kërkesë është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 10 tetor, me të cilën njëherësh u është aprovuar edhe shuma e kërkuar.

Në vendimin të cilin e posedon Express shkruan se paratë e dedikuara për kabinet do të merren nga rezerva buxhetore e qeverisë, që është paraparë për shpenzime të paparashikuara.

“... kërkesa e ZKM-së ka qenë e bazuar në aktivitetet e shumta të stafit të ZKM-së gjatë këtij viti si dhe ndryshimit të strukturës organizative të ZKM-se. Prandaj, meqë buxheti për mallra dhe shërbime nuk ka pas ngritje nga vitet e kaluara dhe njëherësh duke mos dashur të hyjmë në obligime financiare pa mbulesë, kemi bërë kërkesë për buxhetin shtesë në fjalë”, përgjigjet Lala.

Ai nuk jep shpjegime se kush nga kabineti i kryeministrit është shpenzuesi më i madh i parave publike.

Express merr vesh se pjesa më e madhe e parave janë shpenzuar në organizimin me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe disa shpenzime tjera të paparashikuara.

Në bazë të të dhënave të raportuara për shpenzime mujore të institucioneve në Ministrinë e Financave, shihet se shpenzimet më të mëdha janë bërë kryesisht nga muaji qershor, pasi që në raportin gjashtëmujor të shpenzimeve zyra e kryeministrit nga 2.7 milionë euro sa i kishte në dispozicion për mallra dhe shërbime, kishte shpenzuar vetëm 44 për qind të tyre apo 1.2 milionë euro, shkruan Express.

Në total, institucionet e Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë shpenzuar për mallra dhe shërbime 78,4 milionë euro, duke shënuar rritje për 34 për qind në krahasim periudhën e njëjtë të vitit 2011. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.