I ndëshkojnë për protestë

9:22 / 28.05.2012
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të marrë masa për punëtorët, të cilët lanë punën për të dalë në protestë javën e kaluar. Më të rrezikuarit janë ata që punojnë në prodhim e shpërndarje. Atyre do t’u hiqet mëditja për dy orë, aq kohë sa ata ishin në protestë. Sindikalistët thonë se ky është edhe një kërcënim tjetër i menaxhmentit.

Punëtorët e KEK-ut zgjodhën protestën si formë për të kërkuar të drejtat e tyre në vendet e punës. Por me këtë veprim, ata jo që nuk përfituan asgjë, por humbën edhe më shumë. Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës pritet që t’i ndëshkojë ata punëtorë që lëshuan punën për të dalë në protestën e organizuar javën e kaluar nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj korporate.

Si ndëshkim, atyre do t’iu hiqet mëditja apo paratë që ju takojnë për dy orë pune, aq kohë sa ata kishin qëndruar jashtë vendit të punës.

Udhëheqësit e Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut thonë se kjo është edhe një padrejtësi ndaj punëtorëve, pasi protestat janë të lejuara me të gjitha rregullat sindikale. E sipas zyrtarëve të Korporatës, ende nuk dihet se çfarë masash do të ndërmerren për këtë rast.

Për kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Energjetikës (SPEK), Izet Mustafa, paralajmërimet për heqjen e mëditjeve për punëtorët, janë edhe një kërcënim tjetër ndaj tyre. “Menaxhmneti ka bërë kërcënime me heqjen e mëditjeve si dhe akuza ndaj punëtorëve se pse ata kishin qenë pjesëmarrës në protestë”, thekson Mustafa.

Kurse zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala thotë se deri më tash, Korporata nuk ka marrë asnjë veprim për heqjen e mëditjeve për punëtorët, të cilët kishin protestuat ditë më parë. “Për punëtorët që e kanë lëshuar vendin e punës pa asnjë paralajmërim, e të cilët kanë qenë duke punuar në makineri kyçe, që ndikojnë në prodhim e shpërndarje, do të shikohet se çfarë masash do të merren”, tha Buzhala. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.