I ndjekin investitorët

11:35 / 5.10.2012
Investitorët e huaj po ikin nga Kosova për shkak të korrupsionit dhe procedurave burokratike. Së fundi, një kompani austriake e ka lënë Kosovën sepse i kërkuan haraç, kurse Wind-Power ka paralajmëruar ikjen, e në Sharrcem thonë se për shkak të heqjes së taksës së çimentos kanë humbur tregun. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës vazhdimisht po organizon konferenca ndërkombëtare për investime.

Një kompanie austriake që erdhi për të investuar në Kosovë iu deshën pak muaj që t’i mbledh plaçkat. E specializuar në minerale, kjo kompani e la Kosovën, sepse për të fituar punë institucionet i kërkuan haraç.

Veç kësaj, procedurat e tejzgjatura për regjistrim dhe burokracia, ishin argument i mjaftueshëm për zyrtarët e kësaj kompanie që ta lënë Kosovën. “Me letra kjo kompani ka qenë mirë, por s’i kanë lenë rehat prej haraçit. Në fund, austriakët vendosën të largohen”, tregon një zyrtar vendor që ishte në bashkëpunim me austriakët.

Vetëm dy vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka organizuar rreth dhjetë konferenca për investitorë, duke shpenzuar mijëra euro, por që, sipas njohësve të ekonomisë, efekti i tyre nuk po shihet askund. Investimet e huaja janë vazhdimisht në rënie si edhe radhitja e Kosovës në raportet e Bankës Botërore për biznes.

Drejtori i Qendrës STRAS, Ibrahim Rexhepi thotë se ambienti investiv në Kosovë është krejt ndryshe me ato çfarë thuhen në ato konferenca. “Efekti konkret edhe i krejt politikave qeveritare duhet të matet me ato që po ndodhin në Kosovë; po rritet varfëria e papunësia dhe investimet në sektorin privat janë në rënie. Ky është efekti konkret që vërehet edhe prej promovimeve të konferencave”, tha Rexhepi.

Se investitorët po përballen me këto probleme, dëshmojnë edhe paralajmërimet për largim nga Kosova të kompanisë gjermano-kosovare “Wind-Power”. Kurse, gjiganti i prodhimit të çimentos, Titan Grup që e ka privatizuar Sharrcemin, po përballet me humbje të mëdha si pasojë e heqjes së taksës së çimentos.

Konferencat janë organizuar në Nju-Jork, Vjenë, Cyrih, Romë, Berlin, Paris, Bursa, Budapest dhe Uashington. /Express/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.