I rrjepin me bileta

10:37 / 6.08.2012
Agjencitë kosovare turistike po ua gërditin mërgimtarëve vendin e tyre – Kosovën. Çdo familje kosovare në mërgim, varësisht prej anëtarëve, po detyrohet të paguajë minimum dy mijë euro për të ardhur deri në atdhe. Me këto para, ata thonë se do të mund të paguanin një aranzhman të plotë në një vend bregdetar si Turqia.

Për të mbërritur nga Suedia deri në Kosovë dhe anasjelltas, familja treanëtarëshe Jollxhiu nga rrethi Prishtinës, ka paguar mbi dy mijë e treqind euro.

Për këtë familje, këto para janë një kohë e gjatë kursimesh. Pothuajse edhe masa më e madhe e parave të planifikuara për t`i shpenzuar në vendin e tyre të lindjes. "A e di sa pak para më mbesin për të harxhuar në Kosovë”, thotë Bashkim Jollxhiu. Sipas tyre, ky çmim është absolutisht i pamundshëm për mërgimtarët, ani pse po e përballojnë me zor, shkruan Express.

Aq shtrenjtë janë biletat, thotë ai, sa mërgimtarët po detyrohen t’i reduktojnë ardhjet këtu. Biletat, si çdo verë tjetër, edhe sivjet në sezonin veror arrijnë kulmin e shtrenjtimit.

Bileta kthyese për vendet si Gjermania e Zvicra kanë mbërritur mesatarisht mbi 500 euro. Së paku kjo është oferta fillestare që e kanë postuar në çmimorët e tyre me tepër se 20 kompani ajrore që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.