Ibrahimi: Ligji i punës po zbatohet

13:48 / 28.09.2012
Ligji i punës dhe ai për sigurinë në punë janë duke u zbatuar më mirë gjatë këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Kështu thotë për Radio Kosovën Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi. Ai thekson se gjatë periudhës nëntëmujore kanë bërë mbi 4 mijë inspektime dhe kanë shqiptuar 99 gjoba. Ai jep sqarime edhe rreth deklaratave të djeshme të zyrtarëve të Qendrës për Politika dhe Avokim.

Ndonëse është vetëm viti i dytë që ka hyrë në fuqi, Ligji i punës sivjet është duke u zbatuar më mirë se një vit më parë. Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, thekson se janë duke u angazhuar në vazhdimësi rreth zbatimit të këtij ligji, dhe atij për sigurinë në punë. “Këtë vit në nëntëmujorin e parë kemi pasur 4 mijë e 567 inspektime, prej tyre në një mijë e 125 raste kemi dhënë vërejtje. Për fat të mirë vetëm në 99 raste jemi detyruar të shqiptojmë gjobë”, tha ai për Radio Kosovën.

Në bazë të inspektimeve të bëra, shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë të ndryshme, por kryesisht kanë të bëjnë me orarin e stërzgjatur të punës, thotë Ibrahimi. Por ai nuk pajtohet me konstatimet e Qendrës për Politika dhe Avokim, si rreth 56 për qind e të punësuarve në Kosovë janë pa kontrata pune.

“Ky është një absurditet, sepse është krejtësisht e pamundur. Duke iu referuar Agjencisë së Statistikave se në Kosovë janë të punësuar rreth 280 mijë persona ndërsa ekonomikisht aktiv janë rreth 500 mijë punetorë, atëherë del që sipas rezultatit të kësaj OJQ-je, ne kemi importuar punëtorë edhe 10 për qind sepse del që Kosova të gjithë i ka të punësuar”, theksoi ai.

Ibrahimi theksoi se siguria në punë nuk zbatohet në nivel të kënaqshëm, prandaj Inspektorati në muajin korrik ka filluar një inspektim te kompanitë e ndërtimit, ku vlerësohet se gjendja është më e keqe dhe se vetëm në muajin gusht ndaj tyre kanë shqiptuar 20 gjoba.

Ndryshe, Ibrahimi pohon se Inspektorati ka bashkëpunim të mirë edhe me shoqërinë civile, duke mos dashur të komentojë shumë deklaratat e djeshme të zyrtarëve të Qendrës për Politika dhe Avokim, se kinse ka kërkuar honorar për pjesëmarrje në debat.

“Për këso çështjesh nuk dëshiroj edhe të komentoj sepse janë të tepërta. Unë kam marrë nga Shqipe Pantina një email zyrtar, mirëpo nuk iu kam përgjigjur, sepse kam pasur agjendë tjetër, dhe nuk kam pasur mundësi të marr pjesë në atë debat, ndonëse kam pasur dëshirë”, tha ai.

Ndryshe, vitin e kaluar Inspektorati i punës ka zhvilluar mbi 5 mijë inspektime, prej tyre ka dhënë rreth njëmijë vërejtje, dhe ka shqiptuar 136 gjoba. Nga 53 mijë punëtorë sa ka arritur t’i inspektojë, rreth 3 mijë e 200 sish i ka legalizuar, respektivisht i ka pajisur me kontrata pune. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.