Inflacioni në korrik 2.2 %

9:24 / 15.08.2012
Produktet e domosdoshme për jetë u shtrenjtuan për 2.2 për qind ndërmjet periudhës korrik 2011 dhe korrikut të këtij viti. Indeksi i çmimeve të konsumit publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se shkalla e inflacionit u rrit për shkak të shtrenjtimit të produkteve që kryesisht kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse për 8.1 për qind, si dhe të nafta e benzina për 4 për qind.

Shtrenjtimi i rrymës njëherësh sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave konsiderohen si ndër indikatorët më të mëdhenj në inflacionin e përgjithshëm vjetor. Një litër naftë në korrikun e vitit të kaluar kushtonte 5 centë më lirë sesa në korrikun e këtij viti, kur çmimi ishte në kuotën prej 1.29 eurove për një litër.

Po ashtu, si indikator për shtrenjtimin e jetesës është marrë edhe shtrenjtimi i duhanit për 8.6 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, si dhe i mishit në masën prej 3.8 për qind. Një pako me cigare që merren si mostër nga Agjencia e Statistikave, në verën e vitit të kaluar shitej për 10 centë më lirë sesa këtë verë, përderisa një kilogram mish tanimë kap vlerën mesatare prej 6 eurove apo rreth 20 centë më shtrenjtë. Edhe perimet u shtrenjtuan për 6.3 për qind, përderisa gazetat, librat dhe materialet për zyra u shtrenjtuan për 19.5 për qind, shkruan Koha Ditore.

Qumështi, djathi dhe vezët shënuan shtrenjtim të lehtë prej 1.8 për qind, përderisa pemët u shtrenjtuan për 2.7 për qind. Ndër shtrenjtimit më të larta brenda periudhës njëvjeçare nga Agjencia e Statistikave konsiderohet edhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që kanë të bëjnë me vendbanimin, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:49 / 18.06.2013

Dita e fundit e samitit të G8

Samiti i ekonomive udhëheqëse të botës i njohur si G8-ta përfundon sot në Irlandën e Veriut.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.