INSTAT: Produktet e Shqipërisë rrisin prezencën në tregjet e huaja

15:24 / 24.08.2012
Produktet “Made In Albania” shtojnë prezencën në tregjet e huaja. Rritja e eksporteve ka ndikuar kështu në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit duke ulur me 7.2 për qind deficitin krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Alma Mezini Specilaiste e Tregtisë me Jashtë pranë INSTAT deklaron se eksportet për muajin korrik kanë pësuar rritje me 10.1 për qind në krahasim me një vit më parë ndërkohë që importet kanë pësuar ulje.

Disa prej nëngrupeve që kanë pësuar rritjen më të madhe të eksporteve si grupi "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" i cili u rrit 21.2 për qind, "Tekstile dhe këpucë" u rrit 20.5 për qind, "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u rrit 5.2 për qind.

Krahasuar me qershorin e vitit 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 13 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 75.4 për qind, e zënë nënproduktet e naftës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.