INSTAT: Rriten çmimet e produkteve
Të dhënat e INSTAT gjatë muajit shtator çmimet e ushqimeve janë rritur duke i rënduar më shumë xhepat e qytetarëve. Sipas INSTAT, rritje kanë pësuar artikujt kryesor të shportës ushqimore, por edhe një sërë shërbimesh.Ministri i Financave të Shqipërisë, Ridvan Bode, në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar sot se ekonomia shqiptare është rritur pozitivisht ndërsa borxhi publik kap shifrën prej 59.4 për qind. “Rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka qenë 3.1 për qind, inflacioni 3.5 për qind ndërsa punësimi është rritur me 1.7 për qind dhe kjo shifër është e kënaqshme duke pasur parasysh krizën ekonomike”, theksoi Bode.
INSTAT ka treguar se, rritje ka pësuar nëngrupi ushqimeve dhe pije joalkoolike, librat shkollor me 1.8 për qind. Ndërkohë që rritjen më të madhe e kanë pësuar karburantet përkatësisht benzina me 2.4 për qind dhe nafta me 1.5 për qind.
I vetmi nëngrup që ka pësuar ulje gjatë muajit shtator ka qenë indeksi i grupit "qira, ujë lëndë djegëse dhe energji" që shënoi një ulje prej 1.0 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i qirave të banesave shënoi një ulje prej 2.3 për qind. /Telegrafi/