Investimet dhe toleranca ndëretnike

21:04 / 15.07.2012
Ekonomia është një ndër sektorët kryesorë që mund të ndikojë në ngritjen e tolerancës ndëretnike. Kështu thonë përfaqësues të biznesit, sipas të cilëve investimet e përbashkëta dhe punësimi i popullatës shumicë dhe komuniteteve pakicë, janë masa stimuluese për ngritjen e tolerancës ndëretnike.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, konsideron se ngritja e zhvillimit ekonomik në gjithë Kosovën, do t’i zbuste edhe mospajtimet eventuale politike në mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë.

“Ekonomia dhe interesi biznesor i ulë interesat nacionaliste dhe kjo e bën që të rritet komunikimi në mes komuniteteve të ndryshme, kjo e bënë që mos të mendohet për të kaluarën por për të ardhmen, për përfitimet dhe zhvillimet e veta. Në Kosovë kjo po ndodh, por jo në mënyrën formale, por në baza informate, në pjesën veriore të Kosovës”, thekson Shahini për REL.

Një aktivitet të tillë muajin e kaluar e ka marrë Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë Shahini.

Kjo aleancë për të parën herë ka organizuar Bursën e Punësimit edhe në komunën e Graçanicës, zonë kjo e banuar më shumicë serbe.

“Kurse ne si Aleancë e Biznesit kemi pasur aktivitetet me disa qendra ndëretnike, ta marrim shembull në Graçanicë, sivjet për herë të parë kemi mbajtur ‘Bursën e Punësimit’, por njëkohësisht edhe aktivitete të tjera më minoritete të tjera siç janë boshnjakë dhe turk”, shprehet Shahini.

Edhe zyrtarë të Kuvendit Komunal në Graçanicë, konsiderojnë se investimet nga ana e Qeverisë së Kosovës, sidomos ato kapitale nëpër zonat e banuara me shumicë serbe, do të mund të ndikonin pozitivisht në integrimin serbëve nëpër komunat ku jetojnë.

Nebojsha Peric, këshilltar në komunën e Graçanicës, thotë se vetëm në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës do të dërgonte mesazhe të drejtpërdrejta se kujdeset për komunitetet jo shumicë.

“Të gjitha investimet në fushën e infrastrukturës të cilat po ndodhin në komunën e Gracanicës financohen vetëm nga buxheti vetanak i komunës apo prej fondeve të cilat u destinohen të gjitha komunave, pavarësisht nëse flasim për fondet e qeverisë apo ato të bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Peric, për të shtuar tash për tash nuk ka investime në fushën e ekonomisë apo zhvillimit ekonomik nga ana e qeverisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverise theksojnë se edhe komunat e banuara më popullatë jo shqiptare, kanë strukturë të njëjtë të buxhetit më gjitha komunat tjera në Kosovë, ku për vecc ndarjes së buxhetit përfshihen edhe investimet kapitale.

Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave, megjithatë thekson se përveç ndarjes se rregullt të buxhetit në vitin 2010 - 2011, ekzekutivi ka ndarë 8 milionë euro për investime kapitale.

“Gjithsesi zhvillimi ekonomik dhe investimet në ekonomi, jemi të bindur se mund të ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të tolerancës ndëretnike dhe në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe ën përshpejtimin e integrimit të komunitetit serb në shoqërinë e Kosovës”, thekson Ibra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
13:07 / 24.05.2013
Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Marrëdhënie e Google me Samsung duket të jetë stabile për momentin, mirëpo kjo e fundit është duke bërë plane të pav...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.