Investimet e huaja në patundshmëri

9:39 / 31.07.2012
Investimet e Huaja Direkte (IHD) po orientohen kryesisht në patundshmëri dhe në sektorin e ndërtimtarisë. Kështu thotë raporti i vitit 2011 i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku bëhet e ditur se 32.8 për qind e Investimeve të Huaja janë të orientuara në këtë sektor, 16 për qind në patundshmëri, 12.6 për qind në prodhimtari, 11.7 për qind në sektorin financiar, përcjellë nga sektori i transportit dhe telekomunikacionit me një pjesëmarrje prej 5.9 për qind të gjithsej IHD-ve. Sipas këtij raporti, industria e procesimit ka shënuar një rënie të theksuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa rritja më e lartë vërehet në sektorin e ndërtimtarisë, si dhe sektorin e transportit dhe telekomunikacionit.

Vendet e BE-së vazhdojnë të paraqesin burimin kryesor të IHD-ve në Kosovë. Raporti paraqet Britaninë e Madhe si vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në Kosovë, 29.6 për qind. Rritje të theksuar të IHD-ve ka pasur edhe nga Turqia, që gjatë kësaj periudhe paraqet vendin e tretë për nga shuma e IHD-ve. Përveç këtyre, Zvicra, Austria, Sllovenia dhe SHBA-ja, vazhdojnë të jenë vende me nivel të konsiderueshëm të IHD-ve në Kosovë.

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se Kosova ende nuk ka ndërtuar ambient miqësor për investitorët e jashtëm, ngase përballet me probleme të shumta. “Bërja e biznesit në Kosovë ka probleme të mëdha. Kosova ende nuk ka ndërtuar ambientin biznesor miqësor për investitorët e jashtëm, por besoj se kjo vlen edhe për investitorë të brendshëm, kjo ka bërë që Kosova të ketë probleme me forcimin e sektorit prodhues privat. Vendi nuk e ka gjetur ende rrugën për riindustralizimin e vet dhe pritjet kanë qenë të mëdha që pas shpalljes së pavarësisë do të kemi vërshim të investitorëve”, tha Sadiku, shkruan Zëri.

Ndërsa Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se është e rëndësishme që jo vetëm të dihet se prej nga cili vend e ka prejardhjen ky kapital, por edhe individi i cili investon në Kosovë. “Ka disa indikacione që këto investime mund të jenë të qytetarëve të Kosovës, të cilët për kohë të gjatë jetojnë jashtë vendit. Kapitali tash për tash në Kosovë është një investim që është më i sigurt dhe ka kthim shumë më të shpejtë për shkak të rritjes së vlerës të patundshmërive”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.