IPKO do të respektoj vendimin per kodin
Pas miratimit të Rezolutës për zëvendësimin e kodeve telefonike me atë të Shqipërisë + 355 kompania IPKO nëpërmjet një komunikatë për media ka thënë se, IPKO do të bashkëpunojë me ART-në për të përkrahur zgjidhjen e ofruar.Zyrtarët e IPKO-s e cila përdorë kodin telefonik të Sllovenisë (+ 386), kanë thënë nëpërmjet një komunikate për media se janë duke e analizuar këtë proces dhe se do të respektojnë vendimin e autoriteteve përkatëse.
“Si operator i licencuar i telefonisë mobile në Kosovë, IPKO është duke e analizuar këtë proces, të cilin është ende herët ta komentojë, pasi që i njëjti fillimisht duhet të definohet nga autoritetet përkatëse të vendit. Gjatë procesit, IPKO do të bashkëpunojë me Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), institucion të cilin gjithsesi se do ta përkrah për zgjidhjen e ofruar. Si çdo vendim tjetër institucional, IPKO në tërësi do t’i zbatojë të gjitha obligimet ligjore të cilat mund të dalin nga ky proces i ndryshimeve në tregun e telekomunikacionit në Kosovë” , theksohet në komunikatën e IPKO-s për media. /Telegrafi/