IPKO ndërton vende për pritjen e autobusit
Komuna e Kastriotit është bërë të premten me pesë pika të reja të stacionit të autobusëve, projekt ky i kompanisë telefonike IPKO. Këto pesë pika janë fillimi i këtij projekti, kurse pritet të ndërtohen edhe pesë sosh në këtë komunë. Projekti ka nisur me komunën e Kastriotit, kurse përfaqësues të IPKO-s thonë se projekti do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Mehmet Krasniqi, tha se kjo ka qene shumë e nevojshme. “Ky moment i përurimit të stacioneve të autobusëve sot në qytetin tonë, të investuar nga kompania tashmë me renome “IPKO”, shënon një fazë të re të bashkëpunimit që komuna planifikon të ketë me këtë kompani dhe mund të them se ky është vetëm fillimi i këtij lloj bashkëpunimi”, tha Krasniqi.
Kurse, përfaqësuesi i kompanisë IPKO, Viktor Krasniqi, ka thënë se ky është fillimi i një projekti i cili do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
Për më tepër, kompania telefonike IPKO ka filluar së realizuari projektin e ndërtimit të pikave të stacioneve të autobusëve ku presin qytetarët, duke i bërë ato me mbulojë. Projekti ka nisur në komunën e Kastrioti dhe pritet të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës. /Telegrafi/