IPKO shpërblen konsumatorët e rinj
Telefonia mobile IPKO shpërblen konsumatorët e rinj me komunikim mobil falas për 5 muajt e parë në rrjet, si dhe eliminon koston për marrjen e një numri të ri mobil 049. Përdoruesit e telefonave mobil tashmë kanë mundësinë të marrin një numër të ri mobil nga IPKO, pa pasur nevojë të paguajnë për koston e sim-kartelës.Tani pas periudhës promovuese, IPKO ka vendosur që ta zbres çmimin fillestar për çdo konsumator të ri, dhe ky ndryshim do të jetë i përhershëm. Për blerjen e një numri të ri mobil, konsumatori duhet të paguajë vetëm 3 euro mbushje, e cila mund të përdoret për komunikim mobil për brenda apo jashtë vendit, ndërsa koston e sim-kartelës (numrit mobil) e bartë operatori.
Përveç numrit të ri me sasi të njëjtë të mbushjes sa edhe çmimi i paguar për të, konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO me numrin e ri do të marrin edhe benefite tjera shtesë të cilat mund t’i shfrytëzojnë për 5 muajt në vijim.
Me numrin e ri, konsumatorët mund të zgjedhin të marrin 1000 minuta (brenda rrjetit), SMS ose mega-bajt, të ndara për 5 muajt e ardhshëm. Validiteti i numrit të ri mobil nga IPKO është 150 ditë, dhe mund të vazhdohet varësisht prej shumës së ri-mbushjes. Sa më e madhe shuma e mbushjes, aq më i gjatë është afati i vazhdimit të validitetit të numrit mobil.
Pas 6 muajve në rrjetin mobil IPKO, konsumatorët e rinjë mund të regjistrohen në programin “Pika”, prej të cilit ata do të vazhdojnë të pranojnë benefite shtesë për komunikim të pandërprerë. “Me eliminimin e kostos për sim-kartelë dhe ofrimin e benefiteve të shumta për komunikim, konsumatorët e rinjë të telefonisë mobile IPKO do të kenë përvojë të re dhe të shkëlqyeshme të shërbimit që nga dita e parë. Krahasuar me disa vite më parë, ky është një ndryshim i madh për tregun e telefonisë mobile në Kosovë, bartës kryesor i të cilit ka qenë IPKO që nga viti i parë i operimit”, theksoi Erzin.
Telefonia mobile IPKO synon që secilit përdorues t’i jap liri personale të komunikimit, duke qenë në kontakt të pandërprerë me njëri-tjetrin, kudo dhe kurdoherë. IPKO mundohet ta përmbush këtë synim duke ofruar vlerën, kualitetin, shërbimin dhe çmimin më të mirë në treg. /Telegrafi/