Itali, GDP do të bie më 2.5 %
Agjencia e vlerësimit kreditor, Moody’s është pesimiste për të ardhmen e Italisë. Në fakt agjencia, pak javë më parë, së bashku me agjencinë tjetër Fitch shprehnin optimizmin se Italia, me masat e ndërmarra nga qeveria Monti deri më tani, do të dalë nga vorbulla e krizës brenda vitit 2013.Por parashikimi negativ mbetet për Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Italisë, që sipas Moody’s për vitin 2012 do të bjerë me 2.5 për qind.
Kriza e Eurozonës, thotë Moody’s, është faktori kryesor që rrezikon seriozisht rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Kriza e borxhit grek, pasiguria që karakterizon ekonominë spanjolle, italiane, portugeze dhe irlandeze, janë më se të mjaftueshme për agjencinë që të parashikojë zymtësi edhe në vitin 2013 për ekonomitë e monedhës së përbashkët. /Telegrafi/