Italia merr 8 miliardë euro hua
Departamenti italian Thesarit mori hua sipas një plani të njoftuar më parë, tetë miliardë euro në tregjet e obligacioneve për një vit me normë interesi më të lartë, fakt që thekson vazhdimin e tensioneve në tregjet e borxheve në Eurozonë.
Normat e këtyre obligacioneve shtetërore, për një periudhë 12 mujore u përllogaritën 2.767 për qind, kundrejt 2.697 për qind, që ishin marrë gjatë operacionit të fundit të ngjashëm, më 12 korrik.
Kërkesa e investitorëve mori mbështetjen e nevojshme duke u rritur në 13 545 miliardë euro.
Rritja e lehtë e normave tregon vazhdimin e tensioneve në tregjet e obligacioneve në zonën euro, për shkak të pasigurive mbi zbatimin e planit për të ndihmuar bankat spanjolle, ndërsa Italia është nën një presion të konsiderueshëm nga borxhet kolosale, që përbëjnë më tepër se 120 për qind të GDP-së së saj. /Telegrafi/