Italia në recesion
Ekonomia italiane është zhytur në recesion në tremujorin e dytë të këtij viti me një kontraktim tjetër prej 0.7 për qind të PBB-së në raport me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi të publikuar nga Instituti i Statistikave të Italisë.Ky kontraktim korrespondon me parashikimet e ekonomistëve, të cilit kishin parashikuar një ulje me 0.7 për qind, sipas një konsensusi të vendosur nga "Dow Jones Newswires".
Përfshirë nga kriza e borxhit dhe planet shtrënguese, ekonomia e tretë e zonës euro ka hyrë në recesion në tremujorin e katërt të vitit 2011 me një ulje prej 0.7 për qind të PBB-së.
''Me një ulje tjetër prej 0,7 për qind, Prodhimi i Brendshëm Bruto italian regjistroi një ulje për të katërtin tremujor radhazi'', sipas Instati në Romë. /Telegrafi/