ITU: Kosova s’e cakton vetë kodin telefonik

19:18 / 7.09.2012
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është pajtuar në parim me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që i kërkon Qeverisë së Prishtinës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë.

“Në parim jam plotësisht dakord. Në parim është ide e shkelqyer, por do të kem mendimin tim perfundimtar pasi të konsultohesha me ekspertët e fushës dhe ekspertët e financave. Do të mendoja se duhej të studiohet. Në parim jam plotësisht dakord”, tha Berisha.

Ndersa Sekretari i Pergjithshëm i Unionit Nderkombëtar për Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar me qeverinë shqiptare për zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shtrirjes së internetit me bazë të gjerë, sipas, televizionit shqiptar, Top Channel ishte edhe më pak shpresëdhënës për përdorimin e prefiksit të Shqipërisë nga Kosova.

“Do të ishte një precedent shumë serioz nëse një parlament vendos të përdorë një kod për vendin e tij. Ne i caktojme kodet bazuar në vendimet e Kombeve te Bashkuara. Kur një vend njihet nga Kombet e Bashkuara, ne menjëherë caktojme një kod për vendin, siç bëmë me Sudanin Jugor vetëm dy orë pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë, nëse një vendim i tillë do te merret për Kosovën nga Kombet e Bashkuara", ka cituar TCH sekretarin Toure.

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projekt-rezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë.

Rezoluta parasheh që Kosovës në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, atëherë t’i lejohet të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hamadoun Toure dhe Sali Berisha
Hamadoun Toure dhe Sali Berisha

-
 
 
Magazina
18:26 / 18.05.2013
Foto: GSH/Bluetooth

Festa e çmendur e Arjan Çanit (Foto)

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të në një lokal nate në Tiran...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.