“KEK-u vjedh lirshëm”

16:19 / 18.04.2013

Me moton “Ndale Hajninë – zhvilloje shtetin” grupi i qytetarëve të organizuar sërish ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës që do të mbahet të enjten duke filluar në orën 12:00. Organizatorët e protestës thanë se deri tash është dëshmuar që mospërgjegjësia institucionale e ka shty KEK-un të mendojë që mund të vjedh dhe mos t’i përgjigjet askujt.

Ata nuk kanë ndërmend të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku mes tjerash kërkojnë që të rishikohen faturat e muajit janar, të mos ngritën çmimet e energjisë dhe tashmë kërkojnë që ZRRE-ja të mos ndikohet nga presioni i privatizuesit të KEK-ut , për t’i ngritur çmimet e energjisë.

Rudina Hasimja nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, ngase sipas saj, tashmë u bashkohen edhe qytete të tjera, jo vetëm Prishtina. “Grupi i qytetarëve të organizuar thërret të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjitha qytet që të dalin në protestë të enjten më 25 prill duke filluar në orën 12:00 me moton “Ndale Hajninë”, tani për tani koordinimi është duk u bërë me qytetin e Pejës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Ferizajt, ndërsa do të vazhdohet edhe me qytete të tjera”, ka thënë ai.

Ata thonë se do të mbahen tubime me qytetarë edhe nëpër komuna tjera ngase po u kërkojnë qytetarët një gjë të tillë.

Hasimja deklaron se nuk do të tolerojnë hajninë nga kushdo qoftë ngase do të ngritin zërin. “Ne marrim përgjegjësinë si qytetarë t’i tregojmë kujtdo që donë me na vjedh se nuk kemi me toleruar hajnin, deri më tani është dëshmuar që mos përgjegjësia institucionale e ka shty KEK-un të mendojë që mund të vjedh e që askush nuk ka nevojë që të përgjigjet ndaj qytetarit”, ka thënë ai.

Sipas tyre, ZRRE-ja po ka presion nga kompania që e ka privatizuar KEK-un, që të ngritin çmimet e energjisë. Ata paralajmëruar se po e përcjellin këtë proces dhe nuk do të lejojnë që të ndodh kjo.

Ndryshe, kjo protestë që planifikohet të mbahet të enjten është e dhjeta me radhë. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.