Japoni, bie rritja ekonomike
Japonia bëri të ditur se ekonomia e tij është rritur më pak se sa që pritej duke u ngritur për vetëm 1.4 për qind në periudhën prill-qershor. GDP-ja e Japonisë u rrit për vetëm 0.3 për qind gjatë kësaj periudhe krahasuar me tre muajt paraprak.Kjo shënon një rënie prej një për qindësh në çerekun e parë. Zyra e kabinetit bëri të ditur se rritja ekonomike është ngadalësuar në ekonominë e tretë botërore për shkak se janë ulur shpenzimet e konsumatorëve, raporton Rel.
Sektori i eksportit të vendit është goditur gjithashtu nga rikëndellja e brishtë ekonomike e Shteteve të Bashkuara dhe kriza e borxheve në Eurozonë dy nga tregjet më të mëdha për prodhimet japoneze. /Telegrafi/