Japonia 43 kamionë Kosovës për mbledhjen e mbeturinave

14:38 / 11.09.2012
Qeveria japoneze ia ka dhuruar Kosovës 43 kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Të martën paradite, në terminalin doganor në Han të Elezit, ka arritur kontigjenti i parë 14 kamionësh.

"Ky donacion e kapërcen shumën prej 4,5 milionë eurosh”, theksoi Nezakete Hakaj, udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. "Sot ka arritur kontigjenti i parë prej 14 kamionësh, ndërsa deri në fund të shtatorit do të arrijnë edhe 29 të tjerë", ka thënë Hakaj.

Ajo ka nënvizuar se kamionët e dhuruar janë të rinj e të papërdorur, të prodhuesit japonez "Mitsubishi".

Hakaj e ka falënderuar Qeverinë japoneze për donacionin e vlerësuar në funksion të menaxhimit më cilësor të mbeturinave.

Ndërkaq, Shefqet Zeka, zëdhënës i MMPH-së, i ka thënë “Kohës Ditore” se kamionët e dhuruar janë të dedikuar për komunat e rajonit të Prishtinës dhe të Prizrenit. "Dhjetë kamionë janë të dedikuar për komunat e rajonit të Prishtinës, ndërsa 33 për ato të rajonit të Prizrenit", ka sqaruar zëdhënësi Zeka. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.