Japonia edhe 14 kamion Kosovës për mbeturina
Gjatë vitit të kaluar, Qeveria Japoneze aprovoi projektin për përmirësimin e sistemit të mbledhjes së mbeturinave në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, për pajisjen e kompanive regjionale të mbeturinave me 34 kamionë.
Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, ky projekt u implementua nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Deri më tani, ky është projekti më i madh i qeverisë japoneze në Kosovë dhe kap shumën prej rreth 4.8 milionë euro.
” Nesër më 11 Shtator, 2012, në orën 10:00, në pikën kufitare në Han të Elezit do të arrijë kontingjenti i parë prej 14 kamionëve, të cilët më pas do të vazhdojnë në destinacionin e tyre final në Prizren. Me këtë rast, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka paraparë pritje solemne të këtij kontigjenti në Han të Elezit”, ka njoftuar ministria e Mjedisit. /Telegrafi/