Juncker: Greqia nuk do të dalë nga Eurozona
Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker deklaroi se Greqia nuk do të dalë nga Eurozona duke theksuar se dalja eventuale nga unioni i bashkuar monetar do të sillte rreziqe të paparashikueshme."Kjo nuk do të ndodhë, përveç rastit nëse Greqia prish të gjitha kushtet dhe nuk respekton marrëveshjet", tha Juncker në një intervistën për gazetën austriake "Tiroler Tageszeitung".
Ai shtoi se dalja eventuale do të jetë "e mundur teknikisht, por jo edhe politikisht e realizuar". /Telegrafi/