Kamatat e larta për agrobizneset

14:39 / 19.10.2012
Kosova edhe pse ka mbi 90 për qind të territorit të saj, tokë të punueshme bujqësore, vetëm një e katërta e saj punohet. Zhvillimi ekonomik i Kosovës varët shumë nga sektori privat, ndër to edhe sektori i agrobiznesit. Zhvillimi i këtij sektori është shumë i vështirë pa mbështetje financiare. Bankat janë një sektor kyç në zhvillimin e këtij sektori. Por bankat vazhdojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë, duke aplikuar norma të larta të interesit. Këto janë disa nga vlerësimet që u thanë në tryezën e rrumbullakët me temën “Financimi i agrobizneseve në Kosovë”, i organizuar nga instituti Riinvest.

Instituti Riinvest për temën në fjalë e ka bërë një hulumtim, qëllimi i të cilit ka qenë të shihet raporti në mes bankave dhe marrësve të kredive.

Lumir Abdixhiku nga instituti Riinvest, ka thënë se për zhvillimin e sektorit të agrobiznesit problem mbetet financimi nga bankat në Kosovë, të cilat vetëm me 4 për qind i financojnë ato. “Agrobizneset në Kosovë financohen vetëm 4 për qind prej institucioneve financiare, pra nuk shihen si kapacitet gjenerues. E dyta se Kosova ka një problem thelbësor me deficitin tregtar. Diku 2.2 miliardë euro ka deficit tregtar. Shpesh është folur në Kosovës se eksporti shihet si një treg i ri për Kosovën, por realisht duhet thënë se Kosova ka një treg të brendshëm, në qoftë se kemi 2.2 miliardë deficit tregtar, atëherë ne kemi një treg të brendshëm që duhet të mbulohet nëpërmjet zëvendësimit të importeve”, ka thënë ai.

Duke marrë parasysh se kredit për bujqësi janë të larta, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka thënë se pritet që në vitet e ardhshme, pas regjistrimit të bujqësisë, të mundësohet edhe subvencionimi i normave të interesit në 50 për qind. “Pas dy vitesh, prej tash besoj më pak se 24 muaj ne do t’i kemi rezultatet përfundimtare të regjistrimit të bujqësisë. Në atë moment, në vitin 2015, buxheti do të jetë përmbi 3 për qind në total, pastaj flasim për miliona duke iu afruar 100 milionëshit, ne mund ta aplikojmë atë që për shumë vite është përmendur, subvencionimin e normave të interesit”, tha ai.
Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci tha se me 17.5 milionë subvencione dhe 14.2 milionë grante janë krijuar 2175 vende të reja të punës.

Kurse Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, ka thënë se të gjitha këto probleme çojnë në domosdonë se shteti duhet ta shtrijë dorën tek agrobizneset. “Të gjitha këto çojnë në një domosdo të një ndërmarrje të shpejtë të institucioneve në përmirësim të gjendjes. Tash po flas pak në pjesën që ministri e përmendi. Nuk mendoj që mentaliteti është problem i parë. Mund të jetë problem mentaliteti, por gjithmonë fillon nga institucioni. Duhet shikuar nga institucione e jo nga kultura. Mentaliteti është i lëvizshëm dhe është i ndryshueshëm në një sistem të caktuar politik”, theksoi ai.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është pritur më shumë nga bankat në funksion të zhvillimit të ekonomisë në vend. Gërxhaliu ka shtuar se Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë ku bankat forcohen në kurriz të sektorit privat. “Është e vërtetë që nuk kanë mbështetje dhe nga bankat është pritur shumë më tepër që të jenë në funksion të zhvillimit, në funksion të prodhimit dhe vërtet përmes sistemit bankar të kemi qëndrueshmëri. Kosova besoj është vendi i vetëm në Evropë e ndoshta edhe më gjerë, ku bankat forcohen dhe e ndryshojnë profitin në kurriz të sektorit privat. Sektori privat nuk zhvillohet dhe nuk avancohet në mbështetje të sektorit bankar dhe të bankave”, tha Gërxhaliu. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.