Kamatat po ngulfasin bizneset

15:19 / 19.06.2012
Kamatat e larta të kredive në vend, të cilat arrijnë deri në 14 për qind, vazhdojnë t’i ngulfatin bizneset dhe zhvillimin ekonomik në vend. Ekspertët Thonë se politika kreditore tek ne vazhdon të jetë më e ashpra në rajon dhe disfavorizuese për biznesin vendor.

Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Gani Gërguri, thotë se kamatat në vend mbeten të larta, por me një trend të rënies. “Të dhënat e fundit tregojnë për një trend të rënies së kamatave. Ato ende mbesin të larta, jo shumë të larta në krahasim me regjionin, mirëpo kur ta vlerësojmë normën e kamatës dhe lartësinë e saj, ne nuk duhet të harruar asnjëherë se jemi një vend i euroizuar në mënyrë unilaterale, e ky është faktori numër një. Është një listë e gjerë faktorësh që ndikojnë në koston e ndërmjetësimit financiar. Njëri prej tyre, kryesori, është puna jonë e mëtejme në përmirësimin e ambientit për biznes edhe në këtë drejtim ka rezultatet pozitive”, tha Gërguri.

Kurse Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se një ndër sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit, mbeten kamatat e larta bankare. Sipas tij, kamatat janë një problem, i cili dita-ditës është duke u alarmuar dhe i cili po pamundëson zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi. “Nga këndvështrimi ekonomik vërtet është diçka që nuk është në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe nuk është në funksion të forcimit të sektorit privat, në veçanti atij prodhues. Nëse e shihni strukturën dhe kompanitë të cilat përfitojë më tepër nga bankat komerciale aktualisht në Kosovë, pothuajse se dominonte janë ato që merren me tregti”, tha Gërxhaliu, raporton Kosovapress.

Musa Limani, ekspert i ekonomisë, pohoi se Kosova për nga niveli i zhvillimit të forcave prodhuese, është ndër vendet që ka nivel më të ulët në rajon dhe hyn në radhën e vendeve jo mjaft të zhvilluara. “Për fat të keq, politika kreditore tek ne është më e ashpra në rajon, e që do të duhej të ishte e kundërta, në kuptimin se kushtet e dhënies së kredive, janë disfavorizuese për biznesin vendor, sepse jepen me norma shumë të larta të interesit, me një kthim shumë të shkurtë kohor, e ngarkon shumë biznesin vendor”, tha Limani. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.