KE mbështet taksën e re në 10 vende të BE-së

16:49 / 23.10.2012
Komisioni Europian mbështeti nismën e dhjetëve vendeve të Bashkimit Europian, të cilat do të vendosin taksa për transaksionet financiare, në mënyrë që të krijojnë të ardhura për të luftuar krizën e borxheve. Midis dhjetë vendeve përfshihet Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Të gjithë këto vende duan të vazhdojnë bashkërisht me planin e tyre, pasi Parlamenti Europian më parë rrëzoi projektligjin me shumicë votash. Britania e Madhe është shndërruar në kundërshtaren kryesore të kësaj takse, që nëse do të aprovohej në nivel europian, pritej të dëmtonte veçanërisht rëndë qytetin e Londrës.

Shtetet e tjera që i janë bashkuar katër ekonomive më të mëdha të Eurozonës janë Austria, Belgjika, Greqia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia. "Jam i kënaqur që shoh se dhjetë vende anëtare kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë në miratimin e kësaj takse për transaksionet financiare. Kjo taksë pritet që të krijojë miliarda euro të ardhura të domosdoshme për të ndihmuar vendet në përballim e kësaj periudhe të vështirë për të gjithë ekonominë botërore”, deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.