KEK: Nuk ka reduktime

17:55 / 1.11.2012
Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar opinionin se nuk është duke aplikuar reduktime për asnjë kategori në asnjë pjesë të territorit të vendit.

“Gjendja e furnizimit me energji elektrike pa ndërprerje nuk ka çka e tremb askënd emë së paku mediumet e sipërshënuara. Këto mediume në asnjë rrethanë nuk guxojnë të jenë kaq joprofesionale sa t’i përziejnë prishjet lokale në rrjet për shkak të motit të lig, të cilat po evitohen në afat rekord tek konsumatorët që paguajnë faturat, me reduktime”, thuhet në komunikatën e KEK-ut, e cila vjen pas informacioneve të plasuara në disa media se KEK-u ka filluar me aplikimin e reduktimeve të ashpra.

“Reduktim nënkupton kur ndërpritet energjia elektrike për shkak të mungesës së saj e jo kur ka prishje në rrjetin e shpërndarjes”, sqaron tutje KEK.

“Ndërsa, sa i përket prishjeve ku konsumatorët nuk paguajnë faturat e tyre, KEK e ka bërë të qartë disa herë se nuk intervenon pa u arritur niveli i caktuar i pagesës së faturave për energjinë që e kanë shpenzuar konsumatorët”, thuhet në komunikatën e KEK-ut. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.