KEK: SharrCem nuk ka pasur ndërprerje të rrymës

10:20 / 13.07.2012
Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të fabrikës së çimentos “SharrCem”, të cilët akuzojnë për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në momentin kur mediat kanë qenë prezentë gjatë dy ditëve të kaluara dhe se kjo paska qenë arsyeja e pritjes se kamionëve.

Sipas KEK-ut, këto akuza janë të pavërteta pasi që kompania ‘SharrCem’, nuk ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për asnjë moment gjatë periudhës në fjalë.

“Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht në bazë të informatave që kemi pranuar nga KOSTT -i i cili furnizon ‘Sharr Cem’ nëpërmjet linjave të tensionit 110kv sikurse edhe nga informatat e marra nga vetë zyrtarët përgjegjës të ‘Sharr Cemit’. Për më tepër, për hir se vërtetës duhet të vihet në pah se kompania ‘SharrCem’ nuk ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike asnjëherë, meqë është konsumator i privilegjuar sipas kontratës së nënshkruar me KEK-un për furnizim të pandërprerë 24 orë”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

“Prandaj, KEK-u shpreh habinë dhe indinjatën e thellë me këto deklarata të cilat pos që tentojnë të dëmtojnë imazhin ato njëherësh janë edhe fyese për KEK-un. Duke marr parasysh marrëdhëniet afatgjate kontraktuale që ka pas me SharrCemin, KEK-u pret nga zyrtarët e kësaj kompanie të japin sqarim dhe kërkojnë falje publike për këto deklarata, përndryshe është i detyruar të rishikoi pozicionin e tij në lidhje me dedikimin e deritanishëm të trajtimit të SharrCemit si një konsumator dhe partner preferencial”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.