KEK, stabilizohet furnizimi me rrymë

12:38 / 4.02.2012
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është stabilizuar furnizimin me energji elektrike në mëngjesin e së shtunës. Kjo është arritur me kthimin në punë të njësisë B1. Sipas zyrtarëve të kësaj korporate, blloku është kthyer pas angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut, të cilët përkundër acarit të madh që po mbizotëron këto ditë, nuk janë ndalur asnjëherë së punuari për ta normalizuar gjendjen.

Tashmë kategoria A dhe B po furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike, përderisa reduktime ka vetëm për kategorinë C.
Gjendja ishte rënduar pas ngricave të cilat kishin bërë që të ketë mosfunksionim të stabilimenteve.
“Pas normalizimit, vështirësi në furnizim ka në rajonin e Ferizajt dhe Gjakovës, ku erërat e forta dhe moti i lig kanë shkaktuar rreth 15 prishje. Por, ekipet e mirëmbajtjes të KEK-ut janë në terren dhe janë duke i sanuar të gjitha këto prishje në kohën më të shkurtër të mundshme”, është thënë në komunikatën e KEK-ut për media.

Tashmë, në sistem janë katër njësi, përderisa KEK-u ka siguruar edhe sasinë maksimale të importit që ishte e mundur të blihej në këtë kohë, pasi ka mungesa të theksuara edhe në rajon.
Kërkesa ka arritur në nivelet maksimale deri në 1300 megavatë orë energji elektrike. Që të jetë furnizimi sa më i mirë dhe sa më stabil, korporata apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.