KEK-u aplikon reduktime të ashpra
Ka dy ditë që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), po aplikon reduktimet e ashpra të energjisë elektrike. Kategoria B dhe C po përballen me mungesë të theksuar të energjisë deri në 3 orë me dhe 3 pa energji.Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha se reduktimet e rrymës, po ndodhin për shkak të disa problemeve teknike në njësinë A5 të Termocentralit Kosova A.
Ai tha për Indeksonline se ekipet e specializuara të KEK-ut po punojnë me intensitet që sot gjatë ditës të mënjanohen prishjet në Termocentral dhe të normalizohet situata energjetike. /Telegrafi/