KEK-u ndotës i ambientit

12:13 / 22.07.2012
Bashkimi Evropian disa herë ka shfaqur shqetësim me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Kosovë. Kjo është theksuar edhe në raportin e fundit të progresit, mirëpo ndotja vazhdon të ndodh. E ndër kontribuuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit në vend llogaritet të jetë Korporata Energjetike e Kosovës me Termocentralin e saj Kosova A.

Zyrtarë të Ministrisë së Ambientit thonë se edhe për kundër padive, KEK-u vazhdon me avazin e vjetër të ndotjes së ambienti. Ndërkaq ambientalistët theksojnë se ky termocentral, urgjentisht, duhet mbyllur, ngase liron CO2, në sasi shumëfish më të madhe se sa parametrat e lejuar.

Zëdhënësja e Ministrit së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Gëzime Hasani, ka thënë se CO2-shi, apo hiri që lirohet nga oxhaqet e Termocentralit Kosova A, është shumëfishë më i lartë se sa suazat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kjo, sipas saj, është vërtetuar edhe në bazë të matjeve që ka bërë Ministria e Ambientit.
Ajo thekson se kjo Korporatë është paditur, disa herë, nga Ministria e Ambientit dhe nëse vazhdon me këto hapa të ndotjes, atëherë brenda afatit të caktuar do të merren masat ndëshkuese të cilat do të jenë edhe më të fuqishme, duke quar edhe deri te mbyllja e detyrueshme e këtij “dinozauri” të vjetër.

“Ministria siç ka vepruar edhe më herët karshi ndotësve më të mëdhenj, do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtyre korporatave që e ndotin ambientin dhe normalisht do të ushtroj presionin e saj, brenda mundësisë së Ministrisë të niveleve të larta, për instalimin e filtrave, investime në teknologji të reja. Kërcënimi më seriozë që ministria i ka bërë ndonjërit prej këtyre ndotësve më të mëdhenj të korporatave ka qenë mbyllja e tyre dhe Ministria e Mjediset do të vazhdoj me këtë lloj të presionit, derisa ata të arrin standardet brenda kufijve të lejuar të cilat përcaktohen nga direktivat e BE-së”, ka thënë Hasani.

Më tej, ajo shton se KEK-u është ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit në vend, që pasohet nga “Feronikeli” në Drenas dhe Fabrika e çimentos “Sharrcem”, të cilat ministria e Ambienti i kishte gjobitur në mars të këtij viti me 52 mijë euro.

Nga ana tjerët, Daut Maloku nga Partia e të Gjelbërve të Kosovës, mendon se duhet të bëhet një zgjidhje urgjente në këtë drejtim. Ai konsideron se Qeveria e Kosovës është treguar neglizhente karshi zgjidhjes së problemit të ndotjes së ambientit nga ana e KEK-ut.

“Ky është problem akut por edhe kronik mirëpo kur flasim për çështjen si problem akut dhe qeveria detyrimisht është dashtë të ketë vëmendje për këtë dhe secili qytetarë e she se çka po ndodhë. Verës nuk ka konsum të madh të energjisë dhe nuk duhet të hy në funksion Termocentrali Kosova A, që të punoj gjatë verës, ndërsa dimrit vetëm atëherë kur nuk ka zgjidhje, sepse edhe dëmet janë më të vogla, ngase në këtë kohë nuk ka prodhime bujqësore, ka erëra që e bartin hirin, etj. Kështu që ka mundur me pak përkujdesje dhe investim të tejkalohet ky problem, i cili po krijon një imazhin të keq për shtetin tonë”, ka thënë Maloku.

Edhe Maloku, ka potencuar se sasia e ndotjes që lirohet nga Termocentrali Kosova A, është shqetësues dhe shumëfish më e lartë se sa që parashihet me Standardet e Bashkimit Evropian, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:13 / 18.05.2013
Bonnie Tyler

Bonnie Tyler anuloi konferencën për shtyp, u frikësua nga humbja e zërit

Këngëtarja që përfaqëson Britaninë e Madhe në Eurovision, Bonnie Tyler, ka anuluar konferencën për shtyp të së premt...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.