KEK-u reagon ndaj akuzave të Çohu-t
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nëpërmjet një reagimi ka thënë se është edetyruar të reagoj ndaj artikujve të cilët janë shfaqur në gazetat dhe mediat elektronike ditëve të fundit, e qe citojnë artikujt e Organizatës “Çohu”Fjala është konkretisht për artikujt “KEK-Korporata e Korrupsionit” me autoret Visar Duriqi, Qendrim Bunjaku, ‘ Masoud KEKyan Zot i Energjisë’ me autoret Besa Kalaja dhe Besnik Boletini dhe “ KEK-u vendi ku rrasen të gjithë” me autor Avni Zogiani.
Fillimisht, KEK dëshiron të theksoj se përkrah plotësisht drejtën e lirisë së shprehjes dhe kërkesat ndaj mediave të lira dhe të pavarura. “Megjithatë ushtrimi i këtyre të drejtave dhe lirive ka përgjegjësi të plotë për gazetaret. Ne veçanti, gazetarët pritet të jenë sa më të saktë në raportimin e tyre, të kërkoj burime të besueshme dhe të verifikoj çdo informate para publikimit”.
KEK-u thekson në reagim se u ka bërë disa herë ftesë mediave si dhe palëve të interesit duke përfshirë edhe organizatën “Çohu” që të drejtohen Zyrës për komunikim në KEK për çfarëdo informata qe ju duhen ne mënyrë qe informatat e pasuara të jenë të plotë dhe zyrtare. “Në këtë rast, nuk është i vërtet fakti që KEK-u ka kundërshtuar të komunikojë me Organizatën ‘Çohu’. Për më tepër, përkundër faktit se gazetarët e Organizatës në fjalë janë prezantuar në mënyrë klandestine edhe si gazetarë të gazetave të tjera duke kërkuar pyetje të ndryshme, KEK-u gjithnjë ka qenë i gatshëm të ju përgjigjet, që dëshmohet edhe nga korrespondencat qe Zyra për informim ne KEK posedon”.
Si rrjedhojë, të gjithë këta artikuj, janë shkruar me të dhëna të pasakta dhe thirret ne deklarata diskredituese pa kur farë baze. Është e qarte se autoret jo vetëm se kanë botuar këtë material me një qasje mospërfillëse ndaj verifikimit të të dhënave por me një dijeni të plotë se informacionet e plasura janë të rrejshme.
“Ne këto rrethana, KEK-u rezervon të drejtën të sfidoi të gjitha deklaratat e pavërteta dhe dashakeqe të bëra në artikullin në fjalë, përmes te gjitha rrugëve qe ia lejon ligji. Sidoqoftë, duke marr parasysh shkallën e lartë të fabrikimit, dhe në interes të zvogëlimit të dëmit tashmë të shkaktuar nga artikujt ne fjale, KEK-u bënë thirrje të gjithë botuesve që në afat sa më të shkurtë dhe brenda tetë ditësh nga ky njoftim të distancohen publikisht nga këta artikuj. Me ketë rast, KEK-u është i gatshëm të ulet dhe bisedoj me secilin prej gazetareve apo botuesve – në mënyrë të hapur dhe konstruktive – çfarëdo çështje legjitime që i përket shqetësimit publik në lidhje me veprimtarinë e KEK-ut”, thekson KEK-u në reagim. /Telegrafi/