KEK-u rreth 10 milionë tonelata rezerva të qymyrit

10:20 / 14.08.2012
Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë bërë të ditur se kanë rezerva të mjaftueshme për funksionimin e blloqeve të KEK-ut me qymyr. Sipas tyre, aktualisht prodhimi ditorë i qymyrit në minierat e KEK-ut është 20 mijë tonë në ditë. Kurse rezervat e përgjithshme të zbuluar me thëngjill janë 9.5 milionë tonë.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala, tha për Telegrafin se gjatë verës janë detyruar që të ulin për 10 mijë tona prodhimi ditorë. “Prodhimin ditor gjatë sezonit të verës e kemi reduktuar rreth 20.000 tonë në ditë, pasi qe rezervat në dy deponit janë shumë të mëdha, mbi 460.000 tona”, theksoi Buzhala.

Ai ka bëtë të ditur se prodhimi ditor gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit pritet të jetë rreth 30.000 tonë ditë , pasi që edhe shpenzimet e Termocentraleve janë më të mëdha. “Rezervat në dy deponitë jenë 465.000 tona, kurse rezerva të zbuluara të qymyrit i kemi rreth 9.5 milionë tona: në Sibovc Jugperëndimor 8 milionë tona, kurse në Sitnicë 1.5 milionë tona”, theksoi zëdhënësi Buzhala.

Pika kryesore aktualisht ku furnizohen Termocentralet e KEK-ut me qymyr, sipas tij, janë Sibovci-Jugperëndimor, ku mbi 50 për qind e prodhimit total është nxjerre nga ky pasen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.