KEK-ut i bie faturimi për 47 %

10:10 / 8.10.2012
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), po vazhdon të ketë probleme serioze me faturimin energjisë elektrike. Në tremujorin e dytë të vitit 2012, KEK-u ka faturuar 38.73 milionë euro, apo 42.74 për qind më pak se në tremujorin e parë të vitit 2012, si dhe 14.33 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës (ESK), në tremujorin e dytë të vitit 2012, në Kosovë është prodhuar 1.357.4 gigavat orë energji elektrike, ku 98.6 për qind është prodhuar në termocentral dhe 1.4 për qind është prodhuar në hidrocentral. Në raport me tremujorin e parë të këtij vitit, kemi ulje të sasisë së prodhimit të energjisë elektrike për 22,4 për qind, kurse në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje të sasisë së prodhimit të energjisë elektrike për 3.3 për qind.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe KEK-u ka ulur edhe importin e energjisë elektrike në vend. Në tremujorin e dytë të vitit 2012 në Kosovë janë importuar 111.2 gigavat orë energji elektrike. Sipas të dhënave të ESK-së sasia e importuar e energjisë elektrike është zvogëluar për 48.8 për qind në raport me tremujorin e kaluar. Po ashtu, ulje të importit të energjisë elektrike kemi edhe për 19.4 për qind me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por, pavarësisht uljes së prodhimit dhe importit, në anën tjetër KEK-u ka rritur eksportin gati si asnjëherë më parë.

Në tremujorin e dytë të vitit 2012, janë eksportuar 167.,1 gigavat orë energji elektrike. Në raport me tremujorin e parë të këtij vitit kemi rritje të sasisë së eksportuar për 211 për qind. Rritje të sasisë së eksportit për 21.3 për qind, kemi edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu, sipas raportit të ESK-së në tremujorin e dytë të vitit 2012, Kosova ka konsumuar 830.3 gigavat orë energji elektrike. Në raport me tremujorin e kaluar, sasia e konsumuar e energjisë elektrike është ulur 19.7 për qind, kurse në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak ulja e sasisë në dispozicion është 2.1 për qind.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe KEK-u ka pasur edhe ulje të prodhimit të thëngjillit në vend. Në tremujorin e dytë të këtij viti Kosova ka prodhuar 1,9 milion ton thëngjill. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012 kemi ulje të sasisë së prodhuar të thëngjillit për 13.6 për qind, dhe në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje të sasisë së prodhuar për 20,6 për qind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2012 është KEK ka shpenzuar 1.9 milionë tonë thëngjill, ku në raport me tremujorin e kaluar, sasia e konsumit është ulur për 22.5 për qind. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.