Kërkohet zgjatja e pauzës së drekës

14:06 / 10.10.2012
Pauza prej 30 minuta për kohën e drekës ishte çështja më e diskutuar në tryezën mbi ligjin e punës organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK). Oda por edhe bizneset kërkuan që koha e kësaj pauze të zgjatet.

Zgjatja e kohës për më shumë se 30 minuat për drekë është thënë nga Drejtori i OEAK-së Arian Zeka. “Një rekomandim i cili ka dal nga komuniteti i biznesit është ai lidhur me pushimin e drekës e edhe rekomandimi i Odës Amerikane thotë që të jetë më fleksibil”, tha Zeka.

Mirëpo kryeinspektori i Punës Basri Ibrahimi, frikohet se zgjatja e kësaj kohe, mund të sjell më shumë dëm tek punëtorëve. “Mundësia e keqpërdorimit të atij gjysmorëshi është shumë më i madh sesa mundësia që ta ulë produktivitetin e punëtorëve. Ne nuk kemi mund me lejua si Inspektorat i Punës që t’i zgjatet orari i punës pas tetorëshit për shkak të mundësisë shumë të madhe të keqpërdorimit të atij gjysmorëshi se e kishin shty me punua gjysmë orë më shumë por në fakt prapë nuk ia kishin dhënë për pushim por vetëm kish punua dhe gjysmë ore më tepër”, tha Ibrahimi.

Për sa i përket mendimeve se pushimi i lehonisë po ndikon që femrat të punësohen më pak, Ibrahimi këtë më shumë e ndërlidhi me kulturën tonë, edhe pse sipas tij punësimi i femrave është në nivel me përfaqësimin e femrave në Parlament. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.