Kërkojnë që KEK-u të mos privatizohet

16:38 / 22.02.2012
Privatizimi i KEK-ut duhet të bllokohet me çdo kusht, thanë pjesëmarrës të një tryeze që u organizua nga Grupi Parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tyre procesi i privatizimit në përgjithësi nuk po i sjellin kurrfarë dobie zhvillimit ekonomik të vendit.

Në kohën kur e tërë bota po bën përpjekje për t`i ruajtur ndërmarrjet që janë fitimprurëse për një shtet, në Kosovë ndodh e kundërta. Kështu u tha në tryezën me temën “Ruajtja e pronësisë publike mbi rrjetin e distribucionit të energjisë dhe rreziqet e privatizimit”, organizuar nga Grupi Parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje! Kryetari i këtij grupi, Visar Ymeri, tha se vullneti i pushtetit aktual për të zhbërë të vetmen njësi vendore që prodhon me sukses, është skandaloz.

“Kahjen në të cilën po e merr qeveria tash, do t`i sjellë Kosovës më shumë probleme dhe humbje se sa përfitime qoftë Kosovës si shtet apo si shoqëri. Prandaj, është e domosdoshme që të reagojmë të gjithë një zëri në mënyrë që mos ta lëmë këtë vendim kaq të rëndësishëm vetëm në duart e qeverisë”, tha Ymeri.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, Izet Mustafa, tha se me privatizimin e divizionit të furnizimit dhe rrjetit, jo vetëm që dëmtohet ekonomia e Kosovës, por rrezikohen të mbesin pa punë edhe rreth 2 mijë e 500 punëtorë.

“Variantin më të mirë të mundshëm që ne e kemi marrë është se këta punëtorë do të trajtohen sipas ligjit, e kjo sipas ligjit neve nuk na konvenon. Unë po iu garantoj se do të ketë pasoja për njerëzit apo institucionet që i kanë marrë këto vendime. Nëse ndodhë privatizimi në një afat shumë të shkurtër kohor këta punëtorë do të mbesin pa vende të punës”, tha Mustafa.
Sipas përfaqësuesve të sindikatës së energjetikës, që nga pas lufta në KEK janë investuar mbi 800 milionë euro, ndërsa edhe përkundër investimeve humbjet mbesin shumë të mëdha dhe fajtor për këtë, sipas sindikatës, është politika e dobët menaxhuese. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.