Klina shpenzoi 154 mijë euro për naftë

14:50 / 30.10.2012
Vetëm në vitin 2011, komuna e Klinës ka shpenzuar 87.743 euro për karburante të veturave, që është shumë më shumë se komunat me numër të përafërt të banorëve. Ndërsa në nëntë muaj të këtij viti, janë shpenzuar dhe 66 504 euro. Edhe për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, Klina shpenzon më shumë sesa për mirëmbajtjen e objekteve shkollore e shëndetësore.

Raporti i publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), i quajtur “Letërnjoftimi i Klinës 2012”, nxjerr në pah keqpërdorime të shumta të parasë publike nën mandatin qeverisës të kryetarit aktual, Sokol Bashota, i cili erdhi në këtë post si rezultat i koalicionit PDK-LDK-LDD.

Raporti thekson se në këtë mandat komuna e Klinës është karakterizuar me keqpërdorime të shumta të parasë publike, shkelje të ligjeve në fuqi, mosrealizim të premtimeve zgjedhore, shkelje të procedurave të tenderimit, jotransparencë, largim të të punësuarve në baza partiake, punësime në baza familjare etj.

“Për dy vite radhazi, 2011 dhe 2012, komuna e Klinës shpenzon më shumë buxhet për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, sesa për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, shëndetësore dhe ato të banimit kolektiv. Në vitin 2011 janë shpenzuar 35 100 euro për mirëmbajte dhe riparim të veturave”, thuhet në raportin e publikuar të martën.

Ndërkaq vetëm në vitin 2011, komuna e Klinës ka shpenzuar 87.743 euro për karburante të veturave, që është shumë më shumë se komunat me numër të përafërt të banorëve, si Vitia, Lipjani apo Vushtrria.

Përderisa në nëntëmujorin e vitit 2012, kjo komunë ka shpenzuar 66 504 euro për karburante. Sipas GAP-it, trendi i këtyre e shpenzimeve nga viti në vit ka shkuar në rritje dhe se shpenzimet për këtë vit do të jenë më të mëdha se në vitin paraprak, raporton Gazeta JnK.

Kryetari i Komunës së Klinës, të cilit i kanë mbetur edhe rreth një vit deri në përfundim të mandatit, deri më tash sipas këtij raporti ka arritur të realizojë gjysmën e premtimeve të dhëna në fushatën zgjedhore në vitin 2009. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
9:00 / 18.05.2013
Google Glass sjell aplikacionet e Facebook, Twitter, CNN…

Google Glass sjell aplikacionet e Facebook, Twitter, CNN…

Këtë javë, në konferencën e saj, Google I/O, Google ka paralajmëruar arritjen e një numri të rëndësishëm të aplikac...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.