Koha për marrëveshje ekonomiko-tregtare Kosovë - Shqipëri

14:46 / 31.08.2012
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe homologu i tij, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto kanë vlerësuar se ka ardhur koha që vullneti dhe gatishmëria politike të institucionalizohet me një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Gjatë një takimi që zhvilluan sot në Tiranë, Beqaj dhe Haxhinasto janë pajtuar që këtë vit të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Kosovë, i cili do t’i japë një shtytje të fuqishme marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se karakteri strategjik i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, është në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve, për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ministrat Beqaj dhe Haxhinasto kanë vlerësuar trendin pozitiv në rritje sa i takon shkëmbimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve, ndërsa theksuan se ka ende vend për rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, investimeve në infrastrukturë, turizëm, krijimin e një tregu unik energjetik, etj.

Të dy homologët vlerësuan se një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi është zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror, si dhe integrimi i sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, për shfrytëzimin e potencialeve energjetike ujore të Shqipërisë, dhe ato të rezervave të qymyrit të Kosovës.

Me këtë rast është vënë në dukje interesi në ndërtimin e përbashkët të kapaciteteve të reja elektrogjeneruese Shqipëri-Kosovë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive që transiti i mallrave drejt Kosovës të bëhet direkt në portin e Durrësit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
10:58 / 23.05.2013
Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Nëse keni nevojë për një laptop të ri, atëherë me siguri se do të ju interesojë modeli i ri i laptopit Acer C7 Chromeb...
Ekonomi
10:33 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Çalik-Limak : Largon 30 punëtorë nga puna

Edhe pse ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj kishte thënë se as një punëtorë nuk do të largohet nga puna p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.