Komision politik

10:14 / 18.03.2013
Një prej organeve me të rëndësishme ekonomike në vend, Komisioni për Konkurrencë po përdoret nga partitë në pushtet për t’i rehatuar militantët e tyre. Ushtruesi aktual i detyrës së kryetarit të komisionit, Ahmet Krasniqi, është njeriu kryesor i PDK’së në Fushë Kosovë dhe vazhdon të jetë edhe anëtar i Asamblesë Komunale të këtij qyteti. Për shoqërinë civile këto janë ndërhyrje politike në institucionet e pavarura.

Instalimi i njerëzve politikë nëpër komisione dhe institucione të pavarura po zgjerohet vazhdimisht. Këtu, pas Qeverisë, po kontribuon edhe Kuvendi i Kosovës.

Ushtruesi aktual i detyrës së kryetarit të Komisionit për Konkurrencë, Ahmet Krasniqi, është njeriu kryesor i PDK’së në Fushë Kosovë dhe vazhdon të jetë edhe anëtar i Asamblesë Komunale të këtij qyteti. Krasniqi në këtë pozitë ka ardhur fillimisht si nënkryetar, kurse pas largimit të Osman Ejupit nga pozita e kryetarit të komisionit, ka kaluar si ushtrues detyre i kryetarit.

Ai në të njëjtën kohë mban edhe pozitën e këshilltarit komunal nga radhët e PDK’së në Fushë Kosovë. Me Ligjin për Konkurrencën, mbajtja edhe e pozitës së këshilltarit komunal nuk paraqet shkelje ligjore, por nga shoqëria civile thonë se ky komisioni është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe dërgimi aty i njerëzve të politikes e dëmton jashtëzakonisht shumë punën e tij.

Vetë kreu i Komisionit për Konkurrencë, Ahmet Krasniqi, ka konfirmuar për Express punën e tij të dytë si këshilltar komunal nga radhët e PDK’së në komunën e Fushë Kosovës. Ai ka thënë se me Ligjin për Konkurrencën mbajtja e kësaj pozite nuk paraqet shkelje ligjore. “Me Ligjin aktual për konkurrencën kjo nuk paraqet shkelje ligjore. Jam konsultuar me ligjin dhe me njerëz kompetentë kur e kam marr këtë detyrë”, ka thënë Krasniqi.

 

 

Drejtori Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale - STRAS, Ibrahim Rexhepi, thotë se puna e këtij komisioni, fatkeqësisht, asnjëherë nuk është funksionalizuar mirë. Sipas Rexhepit, ky komision është prej institucioneve shumë të rëndësishme për tregun dhe ekonominë e vendit dhe duke i dërguar aty edhe njerëz politikë, atëherë dëmi është jashtëzakonisht i madh.

“Megjithëse nuk është funksionalizuar kurrë mirë dhe nuk është kompletuar ende, tash edhe ndërhyrjet politike dhe ky atëherë po që është një dëm i madh”, tha drejtori i STRAS’it, Rexhepi.

Me Ligjin për Konkurrencën, ky komision thuhet se është një organ i pavarur. Funksioni i tij është mbikëqyrja e konkurrencës në vend dhe ka të drejtën e marrjes së vendimeve të pavarura, si dhe të drejtën për masa të tjera të natyrës ndëshkimore për moszbatueshmërinë apo shkeljen e ligjit, në kuptimin e mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe efekteve në treg. /Express/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.