Kompensimi i pensioneve, çështje e mundshme apo “hile” e Serbisë

10:42 / 27.02.2013
Pensionistët e Kosovës do të shqyrtojnë të gjitha rrugët e mundshme për të fituar të drejtën e tyre për kompensim për pensionet e tyre, të cilat janë ndaluar nga shteti i Serbisë që nga qershori i vitit 1999. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës, të cilët siç thonë, janë duke u përgatitur që të ankohen në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Nisma e sindikalistëve pensionistë ka pasuar pas vendimit të Gjykatës në Strasburg që Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Serbisë t’ua kompensojë pensionet 3 individëve që ishin ankuar në këtë gjykatë.

Nexhat Ibrahimi, nga Sindikata e Pensionistëve të Kosovës, tha se kjo sindikatë ka vendosur që t’i deponojë ankesat në Gjykatën e Strasburgut. “Disa pensionistë që janë ankuar privatisht i kanë fituar pensionet. Kemi informata nga disa avokat që na prezantojnë neve edhe në Gjyqin e Strasburgut, prandaj ne po mbledhim shënime sa të mundmi. Mirëpo, ndërkohë, do të mbahet një mbledhje e Kuvendit të Kosovës, me 28 shkurt, lidhur me këtë çështje dhe ne do ta shqyrtojmë, pasi të mbahet ky kuvend, se çka të bëjmë më tutje”, tha Ibrahimi.

Por, lidhur me këtë çështje, përplasje mendimesh janë duke u zhvilluar ndërmjet Sindikatës së Pensionistëve dhe Shoqatës e Pensionistëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Shaban Kajtazi, tha se pensionistët të cilët kanë përfituar kompensimin e pensioneve të tyre nga Serbia, nuk janë shtetas të Kosovës. “Mirëpo, ata tre pensionist që thonë se janë të Kosovës, ata kanë qenë të Kosovës, por janë shpërngulur në Novi Pazar (Serbi). Janë dy boshnjak dhe Shaban Kelmendi, i cili shkon herë në Kosovë e herë nuk e di se ku... Ajo nuk është bazë, ngase pensionistëve të Kosovës, asnjë individi, ende Gjykata e Strasburgut nuk ua ka pranuar atë të drejtë, sepse duhet të shteren të gjitha mjetet juridike në gjykatat e vendit, për të arritur të drejtën për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare”, u shpreh Kajtazi.

Në anën tjetër, nën presionin e Gjykatës së Strasburgut, Qeveria e Serbisë më 12 shkurt e kishte hartuar “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës”.

Më pas, Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë ka nxjerrë një dokument, përmes të cilit njoftohen pensionistët e Kosovës për mundësinë e kompensimit të tyre dhe mënyrën e aplikimit.

Kohë më parë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pati deklaruar se çështja e kompensimit të pensionistëve të Kosovës duhet të shqyrtohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po mbahet në Bruksel.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dokumenti apo njoftimi të cilin e ka lëshuar Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë, mbanë në vete kushte, apo siç e quan ai hilen, deri në atë mase sa ai të jetë i parealizueshëm nga pensionistët e Kosovës. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.