Konfindustria: Të ulet norma bazë të interesit
Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë të vlerësoj sa më shpejtë zbutjen e mëtejshme të politikës monetare për të ulur normën bazë prej 4 për të interesit për monedhën kombëtare Lek-un.Në kërkesën e saj, Konfindustria thekson se Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë me politikat zbutëse monetare ndërsa vlerëson, se shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në sistemin bankar të vendit, qëndrueshmëria e Leku-t sidomos kundrejt monedhës europiane si dhe norma e inflacionit në intervalin e parashikuar prej 2-3%, krijojnë kushtet për rritjen e likuiditetit në ekonomi.
“Kërkesa e Konfindustrisë drejtuar Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje të menjëhershme për uljen e normës bazë të interesit arsyetohet pas të dhënave të ardhura pranë saj nga grupet kryesore të industrive, që prodhojnë për tregun e brendshëm, për vazhdimin e qëndrimit në nivele të ulta në 9 mujorin e vitit 2012 të: a – treguesit të shitjeve të shoqëruar edhe me b- të normës së fitimit të një pjese të madhe të sektorëve industriale. Të dhënat e mësipërme të shoqëruara me: – tregues tepër të ulët të konsumit si dhe me -shtimin e përqindjes së kapaciteteve të pashfrytëzuara të industrive, shprehin qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator”, thuhet në deklaratën për media.
Konfindustria vlerëson, se niveli i ulët i jetës së qytetarëve shqiptare, shprehet në konsumin vetëm të mallrave dhe shërbimeve bazike me të domosdoshme të jetesës. “Sa më sipër sjell rrezikun, që çdo rënie e mëtejshme e konsumit si pasojë e mungesës së likuiditetit do të prekte ndjeshëm para se gjithash industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë kombëtare në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërine makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mireqenien e qytetarëve shqiptare”, shton Konfindustria. /Telegrafi/