Konfirmohen dallaveret e SharrCemit

12:11 / 23.06.2012
Dogana e Kosovës konstatoi se fabrika e SharrCemit ka bërë dallavere me deklarimin e produkteve të saj. Për këtë edhe ka iniciuar kundërvajtje doganore ndaj kësaj fabrike. Aferën e cementit tash po e heton edhe Autoriteti i Konkurrencës, sipas të cilit, vendimi i ministres Mimoza Kusari-Lila ka çrregulluar tregun e cementit në vend.

Analizat e doganës e sqaruan përfundimisht aferën e cementit në Kosovë. Edhe zyrtarisht u konfirmua se fabrika për prodhimin e cementit SharrCem, të cilën e ka marrë në mbrojte Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është përfshirë në dallavere. Mostrat e marra nga cisternat e kësaj kompanie, që u kapën të martën në terminalin doganor në Han Të Elezit, rezultuan se SharrCem po importonte cedent të pastër e jo lëndë të parë siç kishte deklaruar, shkruan Express.

Për këtë është iniciuar edhe kundërvajtje doganore, ndërsa Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimet ndaj vendimit të ministres Mimoza Kusari-Lila për masat e përkohshme mbrojtëse në importet e çimentos për të gjitha vendet me tarifa prej 35 për qind. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar se Sharr Cem nuk e kishte deklaruar saktë se çfarë produkti po importonte.

“Pas përfundimit të analizave tarifore, dogana ka ardhur në konkluzion se produkti i deklaruar me kod tarifor 2523100000 me përshkrim Klinker (lëndë bazë për prodhimin e çimentos) me origjinë nga Maqedonia si i tillë nuk klasifikohet në kodin përkatës, por në një kod tjetër tarifor me numër 2523290000, ku hyjnë edhe portland çimento në formë të bluar”, është shprehur Stavileci. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:42 / 18.05.2013
Foto: Getty Images

Dramë në kanë, aktorët kërcënohen me hedhje granate (Video)

Festivali i Filmit në Kanë është goditur nga një tjetër skandal, i cili i ka shqetësuar organizatorët dhe mysafirët.
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.