Kontestohet objektiviteti i OSHP-së

15:25 / 23.01.2013
Raportet analitike të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) japin të dhëna se shumë nga operatorët ekonomikë kanë dyshime në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), pasi që ky institucion, sipas tyre, favorizon kompani të ndryshme në marrjen e tenderëve, andaj as nuk ankohen për shkak të mungesës së besueshmërisë në të. Këto janë thënë në takimin publik të organizuar nga KDI me temën “Drejtësia në tenderë - Roli dhe funksioni i Organit Shqyrtues të Prokurimit”.

Problem tjetër është përmendur pagesa prej 500 eurosh e detyruar për parashtrim ankesash dhe e rimbursuar në qoftë se vendimi merret në favor të ankesës, gjë që, sipas tyre, dekurajon operatorët e ekonomikë të ankohen për shkak të kostos së lartë dhe dyshimit në objektivitetin e OSHP-së.

Po ashtu, është diskutuar edhe për funksionimin e Listës së Zezë për bizneset që falsifikojnë dokumentacionin, mungesën e kapaciteteve të Gjykatës Supreme për të trajtuar ankesat e operatorëve ekonomik dhe kapacitetet e Prokurorisë për të trajtuar rastet ku ka dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion.

Ndërkohë, Hysni Hoxha, kryetar i OSHP-së duke folur për aktivitetet e këtij institucioni, ka folur edhe rreth dyshimeve të ngritura rreth besueshmërisë ndaj OSHP-së, duke thënë se trajtojnë numër të madh të ankesave çdo vit. Sipas tij, nga themelimi në 2007 deri më 2011 janë shqyrtuar 1910 raste. “OSHP mbron fuqishëm operatorët ekonomikë. Numri i madh i ankesave të trajtuara është dëshmi që operatorët ekonomik i besojnë OSHP-së”, ka thënë Hoxha.

Kurse Avdi Dinaj, gjykatës i Gjykatës Supreme ka folur për organizimin e Gjykatës Supreme, duke theksuar mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme për të trajtuar këto ankesa. Sipas tij, në Gjykatën Supreme ekziston vetëm një kolegj për lëndë administrative me mungesë gjykatësish për t’i trajtuar lëndët apo paditë kundër OSHP-së. Ndërkohë, ai ka shtuar se kjo gjykatë nuk ka statistika rreth numrit të lëndëve të ardhura për vendimet e OSHP-së.
Në anën tjetër, Ardi Shita nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka folur për mungesën e besimit të operatorëve ekonomikë ndaj OSHP-së, të dhëna të bazuara në një anketë të kësaj organizate. “Targeti i anketës kanë qenë kompanitë me qarkullim të madh vjetor, mbi 2 000 000 euro, që ka qenë indikator i kompanive që mund të jenë të suksesshme në prokurim, dhe nga këta rreth 50 për qind janë përgjigjur që nuk ankohen në OSHP nga frika e hakmarrjes në tenderë të ardhshëm”, ka thënë ai.

Në debat është kërkuar nga pjesëmarrësit po ashtu që të ketë përmirësim të vazhdueshëm të profesionalizmit të OSHP-së, të ketë më shumë gatishmëri dhe potencial për trajtimin objektiv e të gjitha ankesave, si dhe Gjykata Supreme dhe Prokuroria të rrisin kapacitetet për t’i trajtuar ankesat që vijnë pas vendimeve të OSHP-së, thuhet në një komunikatë të KDI-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.