Kontratat e naftës rriten lehtë

10:57 / 23.10.2012
Kontratat e naftës janë rritur të martën pasi investitorët vlerësojnë si moment për të blerë rënien e fortë të një dite më parë ndërkohë që tensioni në lindjen e mesme vijon të mbështesë vlerën aktuale të naftës. Për tregun energjetik intensifikimi i përplasjes me armë mes palëve në Liban dhe i lidhur me luftën civile të Sirisë ka rritur shqetësimet e investitorëve për çrregullim të furnizimit botëror me naftë.

Ndërkohë në treg vërehet një tendencë e rikthimit të investitorëve në asete me risk veprim që rrit çmimin e kontratave të naftës. Nafta bruto Brent e Londrës për dhjetorin u rrit me 36 cent në 109.80 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për dhjetorin u rrit 24 cent në 88.89 dollarë për fuçi.

Ndërkohë sipas analizave teknike sugjerohet që nafta Brent të bjerë përsëri në 107 dollarë për fuçi si pasojë e tregut me furnizim të kënaqshëm dhe parashikimit për dobësi në ekonominë globale.

Për analistët nafta Brent në javët në vijim do jetë e kuotuar në 105 dollarë ndërsa nafta bruto amerikane do jetë në segmentin 80 deri 85 dollarë për fuçi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:06 / 19.05.2013
Ledri Vula

Ledri është single?

Njeriu i cili njihet për romancat me disa prej femrave më atraktive shqiptare, Ledri Vula, duket se është i vetmuar.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.