Korea Jugore synon bashkëpunim ekonomik me Kosovën
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu është takuar me përfaqësuesin e KOTRA (Korea Business Center ) Junghee Hahn, ku është biseduar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të veçanta në mes të afarsitëve kosovarë dhe atyre nga Korea e Jugut. “Kosova është e interesuar të forcojë bashkëpunimin me shumë shtete nga jashtë e në veçanti me Korenë e Jugut.
Sektori i IT dhe telekomunikacionit Korean , autoindustria , energjetika , edukimi dhe shumë sektore tjera të zhvilluara në shtetin tuaj , janë mundësi dhe potencial për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja shteteve mike.
Nuk kemi asnjë temë të hapur politike prandaj duhet të jetë prioritet i yni që të bëjmë më tepër në avancimin e bashkëpunimin ekonomik ku do të gjendet interesi edhe për kompanitë koreane por edhe për ekonominë dhe stabilitetin social në Kosovë. Jemi të vetëdijshëm se Korea e Jugut është një investitorë i fuqishëm në Evropë e në rend të parë në Serbi , Çeki , Sllovaki , etj , prandaj do të ishte e rrugës dhe e dëshiruar që investime të tilla që kanë për qëllim afrimin me Evropën , të alokohen edhe në Kosovë.
Është e vërtetë se imazhi i Kosovës nuk është ashtu si kemi dëshiruar , por duhet të kuptohet se Kosova është shumë më e mirë nga Brenda sesa e analizuar nga jashtë . Prandaj për përmirësim të imazhit dhe inkurajim të investitorëve të huaj sidomos nga Korea e Jugut , duhet të kemi kontakte dhe dialogim permanent dhe përmes këmbimit të infoirmacioneve ekonomike të arrihne efekte pozitive të dëshiruara në interes të të dyja shteteve”, theksoi Gërxhaliu.
Në anën tjetër Hahn falënderoi kryetarin e OEK-ut , për informim konstruktiv lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik , ambientin biznesorë , aspektin ligjorë dhe informata tjera të rëndësishme të cilat vërtetë kanë qenë të mangëta si informacione për komunitetin e biznesit nga Korea e Jugut.
“Është e vërtetë se jemi të interesuar që të jemi më aktiv në Kosovë dhe nga këtu të jemi të pranishëm në forma të ndryshmë në hapësirën evropiane , prandaj kjo vizitë e imja e ka një qëllim të caktuar : Forcimin e bashkëpunimit ekonomik në forma të avancuara dhe bazuar në informacione bazike të cilat i grumbullojmë nga Kosova dhe më gjerë. Është e vërtetë se Kosova ka një imazh negativ , por dua të besoj se realiteti qëndron krejt ndryshe nga dezinformatat e plasuara nga qarqe të caktuara.Më gëzon fakti që gjeta një mbështetje mjaft të fuqishme në Odën Ekonomike të Kosovës dhe jam i sigurt se nga kjo vizitë do të reflektojnë rezultate pozitive dhe raportet ekonomike në mes të dyja shteteve mike do të jenë me prioritet” , theksoi Hahn.
Poashtu u theksua edhe nevoja e insittucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim do të punohet sa më shpejt që është e mundur arritja e pajtueshmërive për marrëveshje të bashkëpunimit në mes të institucioneve relevante nga Kosova dhe Korea e Jugut. U pajtuan të dyja palët se duhet të këmbehen delegacione dhe misione të ndryshme tregtare në të dyja vendet dhe vizitat e para me siguri do të ndodhin brenda këtij viti. /Telegrafi/