Korrje shirjet përfundojnë gati në të gjitha komunat

16:04 / 2.08.2012
Fushata e korrje shirjeve të grurit ka përfunduar në të gjitha komunat e Kosovës, përveç në komunën e Dragashit, ku për shkak të lartësisë mbidetare dhe vegjetacionit të vonshëm, kjo fushatë fillon dhe përfundon gjithmonë me vonesë. Rendimenti mesatar, sipas raporteve përfundimtare që 20 drejtori bujqësore komunale të cilat i kanë dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sillet në rreth 4000 kilogram për hektarë.

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë thonë se me grumbullimit e të gjitha raporteve nga drejtorit komunale do të dalin me të dhëna më të dhëna përfundimtare.

Ndërkaq, lidhur me kontestimet e këtyre të dhënave nga opozita dhe Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, zëdhënësi Adil Behramaj tha se pohimet e pambështetura se Kosova nuk mund t’i plotësojë më shumë se 30-40 për qind të nevojave të brendshme konsumuese me prodhimtarinë e grurit, nuk janë asgjë tjetër përpos diletantizëm i theksuar i disa personave që opinionet e tyre nuk dinë t’i dallojnë nga argumentet dhe faktet. “Kjo gjë mund të nxirret lehtësisht në pah, me një përllogaritje të thjeshtë të vetëmjaftueshmërisë me prodhimin e brendshëm dhe mbulueshmërisë që sigurojmë nga importi, duke i krahasuar këto me nevojat e përgjithshme të konsumit vjetor”, deklaroi Behramaj.

Sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me grurë në këtë vit, sipas të dhënave të komunave kanë qenë 83.875 hektarë, që shumëzuar me rendimentin mesatar prej 4000 kg për hektar, prodhimtaria e brendshme rezulton të jetë mbi 300 milionë kilogram grurë ose mbi 300 mijë ton. Ndërsa, nëse merren për bazë nevojat vjetore konsumuese për kokë banori, që janë 205 kilogram grurë, nevojat e përgjithshme që sillen në rreth 410 mijë ton dhe importi i përgjithshëm i grurit që për destinacion nuk e ka vetëm konsumin, i cili në vit sillet në rreth 130 milionë kilogram ose 130 mijë ton dhe nxirret përqindja e përmbushjes së nevojave me prodhimtarinë e brendshme të grurit, atëherë Kosova pritet se do t’i plotësojë rreth 75 për qind të nevojave të brendshme konsumuese. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:55 / 19.05.2013

Vigani: Nuk kisha qëllime seksuale me Elenën

I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother”, Vigani, ka folur rreth marrëdhënieve të tij me Elenën, duke thënë s...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.