Kosova 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë

10:18 / 11.10.2012
Serbia është vendi kryesor prej nga Kosova importoi më së shumti mallra në muajin gusht. Kjo ndodh, ndërkohë që ka kaluar vetëm një vit kur Qeveria e Kosovës i kishte ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet tregtare me këtë shtet.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja më e madhe e importit për muajin gusht ishte nga Serbia. Vlera e importeve nga ky shtet ishte 31 milionë e 462 mijë euro vetëm brenda një muaji.

Kurse në gushtin e vitit të kaluar nga Serbia ishin importuar vetëm 3 milionë e 808 mijë euro, apo 3.1 për qind e totalit të importeve. Kësisoj, Serbia mbetet vendi në të cilin shkoi pjesa më e madhe e parave të gatshme të kosovareve, shkruan Koha Ditore.

Deficiti për muajin gusht vazhdon të jetë i lartë. Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për këtë muaj, e që ka qenë 217.1 milionë euro krahasuar me deficitin prej 205.9 milionë euro me gushtin e vitit 2011. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.