Kosova, “çerdhe“ për pastrim parash

16:12 / 13.09.2012
Kosova është bërë çerdhe për personat që merren me pastrimin dhe falsifikimin e parasë, thotë Musa Limani, profesor në Universitetin e Prishtinës. Ai madje konsideron se terreni për shtrirjen e këtij aktiviteti është mjaft i përshtatshëm, përderisa autoritet kompetente nuk kanë shumë përvojë në luftimin e kësaj dukurie.

“Ajo që ne e shohim jashtë, do të thotë, situatën jostabil ekonomike dhe politike, unë mendoj se terreni i Kosovës është shumë i përshtatshëm për pastrimin e parave që janë fituar pa djersë. Prandaj, mendoj se është një çerdhe ku njerëzit që dëshirojnë të shpëlajnë paratë, kanë terrenin e sigurt dhe një ambient shumë të mirë për realizimin, përkatësisht pastrimin e parasë”, thotë Limani.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend theksojnë se korrupsioni dhe shpëlarja e parave, është një ndër problemet më të mëdha, me të cilat po përballet aktualisht Kosova.

Merita Mustafa, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se paratë e fituara me aktivitete të dyshimta që synojnë të legalizohen përmes investimeve të ndryshme, nuk është shumë vështirë të zbulohen në Kosovë. “Kemi mjaft ndërtesa që po ndërtohen vazhdimisht, sidomos në kryeqytetin e Kosovës dhe kërkojnë investime prej miliona eurosh. Prandaj, kjo dukuri është shumë e shprehur dhe mund të jetë si rezultat i mungesës së vullnetit të njerëzve në politikë, për të krijuar mekanizma të fortë që do ta luftonin këtë dukuri. Por, është edhe tjetra, që personat, të cilët janë në politikë janë të lidhur me aktet e tilla dhe për këtë arsye mungon ndëshkimi apo kundërshtimi i këtyre dukurive”, shprehet Mustafa.

Zbulimi i rreth një milion dollarëve të falsifikuara, ditën e mërkurë, nga autoritetet e rendit në Kosovë, tregon më së miri, se sa lehtë është të zhvillohen këto aktivitete kriminale në vend, thotë profesori Limani. “Kjo dukuri na tregon se Kosova është një terren i përshtatshëm për gjëra të tilla jo ligjore. Po, të mos ishin zbuluar këta dollarë, do të ishin në qarkullim duke ngritur inflacionin, pastaj do të shkonte deri te çrregullimi i tregut dhe ngritja e çmimeve”, vlerëson Limani.

Por, për luftimin e kësaj dukurie, në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës, ka miratuar Strategjinë për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizimi, bën të ditur Lulëzim Rafuna, drejtor ligjor në Doganat e Kosovës. “Ne do të themelojmë Zyrën Kombëtare për monitorim dhe koordinim të të gjitha agjencive që hetojnë këtë dukuri, pastaj do të themelojmë edhe Institutin, i cili do të merret ekskluzivisht me trajnime të zyrtarëve hetues, që hetojnë shpëlarjen e parave”.

“Fatkeqësisht, qe 13 vjet kjo ka qenë kompetencë e UNMIK-ut, më pas ka kaluar tek EULEX-i, ndërsa kompetencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës është vetëm qe dy muaj”, thekson Rafuna.

Institucioni kryesor për luftimin e pastrimit të parave në Kosovë është Njësia e Inteligjencës Financiare, njësi kjo që tashmë ka kaluar nën kompetencat e Ministrisë së Financave. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.